Raportohet se Izraeli ka nisur sulme ajrore në Siri

Mediat lokale në Siri raportojnë se Izraeli ka nisur sulme ajrore në aeroportet e Damaskut dhe Alepos së Sirisë. Ky sulm është pasojë e tensioneve të ngritura mes Izraelit dhe Hamasit, që ka përfshirë shkëmbime zjarri për disa ditë. Shqetësimi është se kjo situatë tensioni mund të eskalojë edhe më tej, duke përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë dhe Libanin

Izrael – Palestinë, historia e një konflikti që dihet kur ka nisur, por nuk dihet se kur do të mbarojë – A2 CNN.

Mediat lokale në Siri kanë raportuar se Izraeli ka nisur sulme ajrore në aeroportet e Damaskut dhe Alepos së Sirisë.

Sipas raportimeve të mëhershme të mediave lokale, sistemet e mbrojtjes ajrore janë përdorur në këto aeroporte për t’iu kundërvënë sulmeve, raporton HindustanTimes.

Qeveri të vendeve të ndryshme kanë shprehur frikë se dhuna mes Izraelit e Hamasit mund të shndërrohet në luftë më të gjerë, duke i përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë e Libanin.

Sulmet izraelite shënjestruan dy aeroportet kryesore të Sirisë të enjten, tha televizioni shtetëror sirian, në sulmin e parë të tillë që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në fundjavë që shkaktoi luftime të ashpra.

“Agresioni izraelit synon aeroportet e Damaskut dhe Aleppos”, raportoi televizioni shtetëror në aplikacionin e mesazheve Telegram, pa dhënë detaje shtesë.

Sulmet izraelite kanë shkaktuar vazhdimisht ndalimin e fluturimeve në aeroportet në Aleppo dhe kryeqytetin Damask, të cilat të dyja kontrollohen nga qeveria e Sirisë së shkatërruar nga lufta.

Sulmet e fundit erdhën pasi Hamasi dhe Izraeli shkëmbyen zjarr të rëndë për të gjashtën ditë, pasi qindra persona të armatosur të Hamasit sulmuan kufirin e Gazës në Izrael të shtunën dhe vranë më shumë se 1,000 civilë, transmeton portali Dukagjini.

Këto sulme izraelite erdhën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Izraelin dhe disa orë pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi, në një telefonatë me homologun e tij sirian Bashar al-Assad, u bëri thirrje vendeve arabe dhe islamike të bashkëpunojnë në përballjen me Izraelin.

Ndryshe, gjatë më shumë se një dekade lufte në Siri, Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore ndaj fqinjit të tij verior, duke synuar kryesisht forcat e mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollahut, si dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

Izraeli rrallë komenton mbi sulmet individuale që kryen në Siri, por ka thënë vazhdimisht se nuk do të lejojë armikun e tij të madh, Iranin, i cili mbështet qeverinë e Asadit, të zgjerojë gjurmën e tij atje.

Irani, i cili mbështet Hamasin, të shtunën festoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, megjithëse këmbënguli se nuk ishte i përfshirë në të.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika