Raportohet se janë vendosur pamflete kërcënuese në veri, Policia: Ende s’kemi hasur në to

Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, raportohet se janë shfaqur pamflete kërcënuese në veri të Kosovës, ndërsa Policia ka thënë për Dukagjinin se ende nuk ka hasur në këto materiale

Pamje nga pamfletet kërcënuese në veri të publikuara në Telegram.

Pamflete me mbishkrime kërcënuese raportohet se janë shfaqur mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri sipas raportimeve.

Për këtë, Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës në rajonin e veriut, të cilët kanë bërë të ditur se ende nuk kanë hasur në këto pamflete.

“Ne nuk konfirmojmë që ka pamflete derisa nuk i kemi në dorë. Nuk kemi has në to ende”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Kujtojmë se, Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Po ashtu, këto pamflete vijnë edhe pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për “masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72-orësh.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terrorist të Banjskës. Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojoçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika