Raportohet se një turiste kroate ka vdekur në majën e Jezercës, ka dhe të tjerë që janë të bllokuar

Një turiste kroate raportohet se është nxjerrë e vdekur nga maja e Jezercës, derisa është duke vijuar puna për nxjerrjen e turistëve të tjerë të bllokuar

Mediat shqiptare raportojnë se një turiste kroate është nxjerrë e pajetë nga Maja e Jezercës këtë të shtunë, pasi ka rrëshkitur nga lartësia.

Trupi i 43-vjeçares është nxjerrë pas disa orësh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter.

Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet saktësisht nga çfarë shtetas janë aksidentuar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë. /Top Channel

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika