Raportohet se pas sulmit brutal ndaj Rakiqit, deputeti ​Igor Simiq e dërgoi në spital

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq raportohet se e dërgoi Goran Rakiqin në spital pas një sulmi brutal nga disa persona të paidentifikuar pranë banesës së tij në veri të Mitrovicës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq, duke biseduar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ata të KFOR-it. Zveçan, 29 maj 2023, REL.

Të shtunën pas mesnatës, ish-kryetari i Listës Serbe dhe tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është sulmuar brutalisht nga disa persona të paidentifikuar para hyrjes së banesës së tij në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se sulmuesit janë pjesëtarë të “Civilna Zastita-s” dhe se kanë qenë duke e pritur Rakiqin jashtë banesës së tij.

KP mëson se pas sulmit, deputeti Igor Simiq ka ndërhyrë dhe e ka dërguar Rakiqin në spital, duke qëndruar pranë tij pothuajse gjatë gjithë kohës që ish-kryetari i “Listës serbe” ishte në kujdes mjekësor.

Ndërkohë, raportohet se dy hetues policorë e kanë vizituar Rakiqin në banesën e tij dhe i kanë kërkuar të kthehet në spital për të bashkëpunuar në hetimet lidhur me rastin, kërkesa të cilat ai i ka refuzuar.

Hetimet për rastin janë ende duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika