Raportuesi i PE-së: Një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se votimi pro liberalizimit të vizave për Kosovën i PE-së tregon se qytetarët e Kosovës janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza

Thijs Reuten, eurodeputet holandez

Pas votimit pro për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.

“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, në profilin e Komitetit në Twitter të enjten u bë e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime.

“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime”, thuhet në njoftim.

Komiteti i PE-së voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika