Rapuca: Në Qeverinë Thaçi janë shtruar më së shumti rrugë, Qeveria Kurti s’ka pasur sukses

Inxhinieri i ndërtimit, Arim Rapuca, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin në përfundimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, duke theksuar se qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi ka pasur sukses më të madh në këtë fushë.

Debat Plus, Rapuca vlerësoi se gjatë Qeverisë Thaçi janë shtruar më shumë rrugë, duke thënë se kjo nuk mund të mohohet.

Rapuca e vuri në pah se Qeveria Kurti ka pasur prioritetet e veta, por ngeli i paqartë pse disa projekte të mëparshme nuk janë përfunduar ende.

“Rrugë të reja janë shtruar më së shumit në qeverinë Thaçi. Këtë nuk mund e mohon askush. Mirëpo secila qeveri punon diçka. Tash sa ka arritur, krahasimet me i bë ajo është tjetër. Qeveria Kurti ka pasur prioritet tjera, nuk e di pse nuk ka arrit mi përfundu këto projektet ekzistuese. Ata arsyetohen për probleme të ndryshme rreth projekteve. Këtë mendoj që është dashtë mi kry, por ata e dinë më mirë. Në infrastrukturën rrugore nuk mendoj që kanë pasur sukses kjo qeveri”, ka thënë Rapuca.


Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika