Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë.
Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq ka deklaruar se një pjesë e popullit serb janë të turpëruar për shkak të tij.
“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Rashiq.
“Mene je sramota što je Aleksandar Vučić predsjednik Srbije, a također i jedan ogromni dio srpskog naroda se sramoti zbog njega”, kazao je Nenad Rašić, jedini ministar Srbin u Vladi Kosova u intervjuu za @IstragaB sedmice @HayatMediaBIH Kompetan intervju pogledajte u nedjelju pic.twitter.com/PilZLmc4qQ
— Istraga.ba (@IstragaB) September 29, 2023
Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serb.
Në këtë sulm, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërroi jetë pas plagëve të marra nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në veri të vendit dhe tre policë të tjerë u plagosën.
Sulmi terrorist ndaj policisë shpërtheu tensionet në pjesën veriore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga komuniteti serb.
Ndryshe, shtetet si Austria, Kroacia, Mali i Zi dhe Zvicra kanë reaguar për të dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, duke bërë thirrje që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës.