Rashiq për Rregulloren e BQK-së: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Vetë Kurti tha dje se e kupton që “një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, duke shtuar se një periudhë e tillë tranzicioni veçse ka nisur.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij muaji autoritetet do të ofrojnë informacione që “ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur”.

“Një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik”, tha Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij më 6 shkurt.

Rashiq ka thënë se ekzistojnë dy mënyra të implementimit dhe funksionalizimit sa i përket përdorimit të dinarit.

“BQK-ja e Kosovës dhe ajo e Serbisë të kenë të zhvillojnë mes vete një lloj transaksioni. Dje kam marrë konfirmimin nga Ismaili se ata sot do ta kontaktojnë bankën qendrore në Serbi”.

Sipas tij, konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe i zbatueshëm për ata të cilët pranojnë pagesa në dinar.

“Është mënyra tjetër kur bankat kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt dhe përdorimi të bëhet këtu. Të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare kjo do t’i mundësojë ta hapin një pa pagesë”, shtoi ai.

Ai njoftoi se guvernatori Ismaili ia ka shpjeguar të gjitha sa i përket anës teknike dhe implementimit të Rregullores së BQK-së për çështjen e dinarit.

“E falënderoj Kurtin për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe zgjidhjen sa i përket përdorimit të dinarit.  Derisa kisha bisedë me Ismailin.. kjo është rregullorja evropiane sa i përket përdorimit të parave, i cili thirret pagesa unike regjionale evropiane. Kjo është në përputhje të plotë me mënyrën dhe rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave. Nga ana juridike kjo është mënyra e duhur se si duhet të vazhdojmë, nuk dua të hyjë në të kaluarën pse ka ardhur deri të kjo por më duhet prapë të ndërlidhem, ne e kemi ditur që banka komerciale që e ka pasur licencë do të mbyllet, në shtator të vitit e kaluar kemi marrë informata se do të mbyllet, askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të udhëz që … të marrin licencën për punë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika