Rashiq për rregulloren e BQK-së: Sfidë kyçe mbetet gatishmëria e Bankës Qendrore të Serbisë

Ministri Rashiq ka bërë thirrje që periudha e tranzicionit të mos jetë një sfidë politike por të jetë operacionale

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se sfidë kyçe mbetet gatishmëria e Bankës Qendore të Serbisë për rregulloren e re të BQK-së.

Ai ka bërë thirrje që kjo të mos jetë një sfidë politike por të jetë operacionale pasi sipas tij kapacitetet ekzistojnë.

“Kemi disa institucione financiare që janë në gjendje të konvertojnë në valutë të euros, kapacitetet ekzistojnë, besoj që sfidë kyçe është gatishmëria e bankës Qendore të Serbisë dhe unë e kisha lutur që të mos bëhet një sfidë politike por të jetë sfidë operacionale”, ka thënë Rashiq.

Ai tha se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka “përmendur se faza e tranzicionit mund të përfundojë në fund të shkurtit, por prapë nëse ka gatishmëri nga pala tjerë, sepse çdo afat që e cekim tani do të ishte i pasaktë”.

Rashiq për Rregulloren e BQK-së: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika