Rashiq: Shumë shpejt do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe

Ministri Nenad Rashiq informon se ndalimi i importit të mallrave serbe në Kosovë do të hiqet së shpejti sipas njoftimit të Kryeministrit Albin Kurti

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se ka marrë informacion nga kryeministri Albin Kurti se vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë së shpejti do të hiqet.

Ai për RTK2, nuk ka specifikuar datë konkrete për heqjen e masave. “Mendoj se do të ndodhë së shpejti, me faktin se po lutem që të mos ketë ndonjë komplikim shtesë, që të mos bjerë në plan të dytë sepse është tani gjëja e parë në agjendë”, tha Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, foli për gjendjen në veri, qëndrimin e institucioneve ndaj komuniteteve joshumicë dhe kthimit./RTK

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika