Rashiq: U zgjodha në mënyrë legjitime ministër, sjellja e Vuçiqit më tronditi

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë se kryeministri i Republikës e Kosovës, Albin Kurti e ka zgjedhur bërë atë ministër në bazë të ligjeve të Kosovës





Pas bojkotimi të institucioneve nga ana e Listës Serbe, edhe dorëheqjes se Groran Rakiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Por kjo nuk ishte pritur mirë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq,  ku ky i fundit kishte përdorur fjalë përçmuese ndaj Rashiqi-t edhe këshilltares e tij Rada Trajkoviq-it.

“Unë personalisht u befasova plotësisht, madje edhe i tronditur nga sjellja e presidentit të Serbisë”, ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.

“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit” ka thënë Rashiq.

“Deri më tani as nuk kam parë as dëgjuar që presidenti i ndonjë shteti në botë të ketë përdorur një fjalor të tillë dhe shprehje të tilla”, ka theksuar Rashiq për mediumin serb TV Insajder.

Emërimi i Rashiq-it ka ndodhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve nga serbët lokal të Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës.

Ndërsa për shkak të emërimit të Nenad Rashqi, edhe Rada Trajkoviq-it, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk do të shkojë në Samitin e Bashkimit Evropian edhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Por nuk është arsyeja e vërtet, kjo është një pretekste i Vuçiq-it për të ikur nga deklarata e përbashkët ku 6 vende Ballkanit  Perëndimor të cilat do të zotohen se do të vendosin sanksion ndaj Rusisë, ka thënë Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika