Rastet e “hidhërimeve” të ndërkombëtarëve me qeverinë Kurti

Çështja e dinarit ka rikthyer ashpërsinë e kritikave të ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë, formë kjo presioni që u aplikua edhe në raste të tjera. Të gjitha prej tyre kishin të bënin me veprimet e institucioneve në veri të vendit

Tensionet në veri të Kosovës të shkaktuara nga qytetarë të komunitetit serb janë  bërë “mollë sherri” herë pas here në raportet e Kosovës me ndërkombëtarët në tri vitet e fundit.

Raste kishte kur i pari i Qeverisë Albin Kurti ra pre e presioneve ndërkombëtare ishin të rralla, por një ndër herat që kryeministri “dëgjoi” ndërkombëtarët ishte fundi i vitit 2022 kur shtyu vendimin për ndalimin e targave ilegale serbe.

Ai dha disa afate për konvertimin e targave në RKS pas presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.

Por, vendosja e kryetarëve shqiptarë nëpër komunat me shumicë serbe me ndihmën e njësive speciale të Policisë që pasoi me protesta të dhunshme në veri, Kosovës ia solli “shuplakat” më të mëdha nga aleatët.

E para ishte përjashtimi i FSK-së nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”.

Kjo ndodhi dy vjet pasi që Kosova u trajnua pikërisht për këtë stërvitje, dhe më 2023 ishte nikoqire e saj.

SHBA-ja tha se ky ndëshkim për Kosovën erdhi si pasojë e injorimit të këshillave të tyre për deeskalim të situatës në veri.

Mosveprimet e menjëhershme të Kosovës për ulje të tensioneve në komunat veriore sollën veprime nga ana e Bashkimit Evropian, masat ndëshkuese.

BE-ja në masa përfshiu bllokim fondesh, pezullim të ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga BE-ja.

Po ashtu, në këtë periudhë Kosova mbeti jashtë programit të Evropës Digjitale, program financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë euro.

Krejt këto veprime u arsyetuan me padëgjueshmërinë e Kurtit në kërkesat për të ulur tensionet në veri, ani pse kryeministri kishte bërë disa propozime për të dalë nga ajo situatë.

E kritikat ndërkombëtare e mbërritën kulmin këtë fillim vit.

Aleatët akuzuan Kurtin se pa koordinim paraprak me ta, Banka Qendrore e Kosovës miratoi rregulloren e re, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme.

Sipas ambasadorit amerikan në Kosovë çështja e dinarit serb ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve me SHBA-në

Megjithatë, kryeministri Kurti beson se partneriteti me Amerikën nuk po rrezikohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika