Çdo vit mbi 1 mijë e 500 raste të reja me kancer në Kosovë, në QKUK mungojnë pajisjet bazike

Sa i përket shfaqjes së kancerit tek të dy gjinitë në Kosovë, rastet më të shpeshta tek femrat janë kanceri i gjirit ndërsa tek meshkujt, kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë, pastaj vijnë edhe llojet e tjera të kancerit. Çdo vit, në Kosovë zbulohen mbi 1 mijë e 500 raste me kancer. Kjo shifër është alarmante. Përveç mungesës së barnave, në QKUK për trajtimin e pacientëve me kancer nevojiten pajisje shtesë, përfshirë edhe krevat, por edhe staf esencial

Ilustrim

Sa i përket rasteve me kancer në Kosovë, për 5 muajt e fundit janë identifikuar, gjithsej, 611 raste, ku mjekët onkologë kanë realizuar 19 mijë e 495 kontrolla, gjatë kësaj kohe.

Onkologu, Ekrem Hyseni, në një intervistë për Portali D, ka thënë se në dy-tre vjetët e fundit, sipas statistikave vjetore, kanë qenë rreth 1 mijë e 500 deri 1 mijë e 600 raste të reja në vit. Ndërsa, një difernecë interesante ka qenë në vitin 2021, ku ka pasur një rënje të rasteve duke e krahasuar me një vjet më herët, pra me vitin 2020, por sipas tij, kjo nuk është rënie reale.

”Kjo nuk ka qenë një rënie reale, por ka qenë rënie si pasojë e qasjes më të vogël të njerëzve ku arsyeja ka qenë COVID-19. Pra, shkak ishte pandemia që njerëzit kanë pasur më pak qasje në institucionet shëndetësore”.

Ekrem Hyseni, onkolog

“Kanë pasur edhe kufizime që ka ndikuar, por edhe pandemia. Mesatarja vjetore sillet rreth 1 mijë e 500 deri në 1 mijë e 600 pacientë me kancer sa iu përket statistikave të këtyre tre (3) viteve të fundit”, është shprehur Hyseni.

Parandalimi 

“Lufta më e madhe për kancerin është zbulimi i hershëm i kancerit. Zbulimi i hershëm është një mundësi më e madhe për t’u shëruar disa prej llojeve të kancerit, sepse ato mund edhe të parandalohen,” ka thënë onkologu Hyseni për Portali D.

Tutje, ai ka thënë se nëse merret si shembull kanceri i mushkërive, mund të parandalohet sepse ai zakonisht paraqitet për shkak të pirjes së duhanit, andaj nëse fillohet mënyra më e shëndetshme e jetesës është masë preventive.

Zbulimi i hershëm është aktiviteti shëndetësor dhe joshëndetësor, por njerëzit duhet së pari të rrisin kulturën shëndetësore që të lajmërohen me kohë te mjeku.

Sipas onkologut, Kosova ka një infrastrukturë të përshtatshme sepse femrat mund ta bëjnë mamografinë në çdo vend.

Ilustrim

“Një mënyrë e veçantë që mundet të shërohet, është dallimi i kancerit të gjirit përmes mamografisë ku sot për sot Kosova e ka një infrastrukturë të përshtatshme, sepse femrat kanë momografi, ku përmes spitaleve regjionale që kanë të gjitha mamografi, edhe shumë QKMF kanë monografinë, ku paraqitja te mjeku pas moshës 45 vjeçare te femrat duhet të jetë vetëdijësim për të bërë mamografi të detyrueshme.”

Një tjetër zbulim i hershëm i kancerit, sipas onkologut Ekrem Hyseni, është kanceri i qafës së mitrës, ku sëmundja mund të zbulohet me një papatest dhe ajo trajtohet vetëm me kirurgji.

Pajisjet ekzistuese të pamjaftueshme

Në pyetjen se sa ofron Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kushte për trajtimin e kancerit, Hyseni ka thënë se, në përgjithësi shumë lloje të kancerit mund të trajtohen me të gjitha modalitetet, në të gjitha mënyrat në vendin tonë. Sipas tij, ky trajtim bëhet përmes kirurgjisë, kimioterapisë dhe agjentëve tjerë të mjekimit sistemik dhe përmes trajtimit lokal me radioterapi.

Hyseni ka theksuar se pritjet e pacientëve për mjekim në Klinikën e Onkologjisë janë të gjata.

Klinika e Onkologjisë

“Në QKUK për momentin janë dy aparate të rrezatimit në funksion, ku lista e pritjes është pak e gjatë sepse pacientëve iu bie të presin më tepër sesa duhet. Por normalisht që është përmirësuar me aparatin e ri që e kemi marrë, por kemi nevojë edhe për dy aparate të tjera të rrezatimit, për shkak të numrit të rasteve që kemi”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se edhe pse ka aparaturë ekzistuese, prapë repartit i duhet aparatura e re, megjithëse stafi punon me kapacitet të plotë.

Mungesa e barnave në Klinikën e Onkologjisë problem serioz

Sipas onkologut Hyseni, një tjetër problem me të cilin ballafaqohen ata si mjek, por edhe pacientët është mungesa e barnave. Ai ka thënë se shpeshherë ka mungesa të tyre, dhe pacientët detyrohen që t’i blejnë, dhe për fat të keq kjo nuk është gjë e mirë, duke shtuar se barnat që përdoren në onkologji kushtojnë më shtrenjtë, dhe lista ekzistuese (lista e barnave esenciale) ka nevojë që të rishikohet dhe që të shtohen edhe barnat e tjera që nuk janë.

Te trajtimi i pacientëve me kancer, sipas Hysenit, stafi i onkologjisë duhet shtuar. Ai ka thënë se përveç stafit duhet të shtohet edhe numri i krevateve.

Ilustrim

”Së pari, krevatet, për arsye se pacientët presin shumë gjatë që të lirohet një krevat për të marrë mjekim, dhe medoemos duhet të shtohen hapësirat ekzistuese”.

”Stafi duhet shtuar” ka thënë onkologu Hyseni, për shkak se japin një numër shumë të madh të shërbimeve, me një staf shumë të vogël, ku ka nevojë të shtohet ”në mënyrë të veçantë shtafi i mesëm, infermierë dhe teknikë”, ka thënë ai për Portali D.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika