Emisioni hulumtues Kallxo Përnime ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.
Në materialet ekskluzive është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kryetarit Branislav Nikoliq disa duqe me para.
Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.
Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës së ish-kryetarit.
Nikoliq ishte arrestuar gjatë asaj bastisje. Atëkohë atij i ishte bllokuar edhe një konto me një shumë prej mbi 1 milion eurosh e poashtu dy makina.
Hetimi i rastit “Brezovica” kishte nisur në vitin 2016 ndërsa hetimi u intensifikua në vitin 2021.
Kallxo Përnime kishte arritur të intervistonte njërin nga njerëzit më të rëndësishëm të këtij hetimi.
Detajet e gjithë operacionit dhe bastisjeve mund t’i ndiqni në video, përfshirë momentet e arrestimeve dhe pamje ekskluzive nga arkiva e hetimit.
Momenti kur specialët thyejnë dyert e njerëzve të dyshuar për korrupsion
“Kallxo Përnime” në kuadër të ciklit të emisioneve “Prokuroria” ka transmetuar rrjedhën e operacionit të drejtuar nga Prokuroria e Ferizajt.
Në pamjet e para të shfaqura është transmetuar momenti i nisjes së bastisjeve.
Në pamje shpërfaqet dera hyrëse e shtëpisë së njërit prej drejtorëve të komunës së Shtërpcës i cili ishte i dyshuar për korrupsion në rastin Brezovica.
Emisioni hulumtues “Kallxo Përnime” ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.
Në materialet ekskluzive është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kyretarit Branislav Nikoliq disa duqe me para.
Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.
Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës.
Nikoliq ishte arrestuar gjatë asaj bastisje.
Atëkohë, atij i ishte bllokuar edhe një konto me një shumë prej mbi 1 milion euro, e po ashtu dy makina.
Momenti kur Policia bastis Qeverinë e Kosovës
Në serinë e emisioneve në rastin Brezovica “Kallxo Përnime” ka shpërfaqur momentet kur prokurori Rasim Maloku bashkë me njësinë e Krimeve të Rënda” bastisin zyrat e Ministrisë së Ambientit në Prishtinë.
Bastisjet ndodhin në kuadër të hetimit të rastit “Brezovica” dhe disa zyrtarë të kësaj ministre, arrestohen.
Në pamje shpërfaqen diskutimet me zyrtarët e kësaj ministrie dhe kërkesat e prokurorisë për të marrë informacione.
Në pamjet e publikuar shihet se hetuesit e policisë e po ashtu prokurori Maloku hynë në zyrat e inspektoratit të Ministrisë dhe aty po kërkoheshin dokumentet dhe lëndët e procesverbalet për zonën e Brezovicës.
“Dosjet e kontrollit që janë bërë në Brezovicë ne vitin 2019, inspektimet që janë bërë ku janë ato, procesverbalet ankesat vendimet” – janë vetë disa nga dokumentet që prokurori kërkon të sekuestrohen në zyrtar e inspektoratit.
Hetuesit vazhdojnë kontrollin në zyrat e inspektoratit, ndërsa prokurori vazhdon në një zyre tjetër, ku kërkon vendimet e lejet ujore për zonën e Brezovicës.
“Lejet ujore dhe pëlqimet ujore ku i regjistroni ku i keni evidencat për rajonin e Brezovicës” –pyet prokuroi Maloku një zyrtare në ministri, e cila i thotë se sa i përket ndërtimeve nuk ka asnjë leje apo pëlqim për zonën e Brezivcës.
Aksioni i datës 06 janar të vitit 2022 kishte përfunduar me arrestimin e 7 personave.
Gjatë atij aksioni ishin arrestuar ish sekretar i ministrisë Arben Çitaku dhe kryeinspektori i kësaj ministri Bedri Halimi.
Po ashtu gjatë atij aksioni përveç ministrisë ishin bastisur edhe 7 lokacione të tjera në Ferizaj e Shtërpcë e ishin arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar./Kallxo.com