Rasti i 11-vjeçares, nis seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy personave të moshës madhore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur këtë të enjte më 22 dhjetor, seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy personave të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares

Pamje nga seanca e shqyrtimit

Tashmë ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy personave të moshës madhore, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameri, dy të akuzuarit kanë dalë para trupit gjykues, këtë të enjte.

RTV Dukagjinit ka sjellë fotografi gjatë fillimit të seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku dy të akuzuarit shihen para trupit gjykues.

I akuzuari për rastin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi sillet në seancë
I akuzuari për rastin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri sillet në seancë

Kujtojmë se, më 21 dhjetor, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore, në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Ndryshe, në lidhje me dhunimin e 11-vjeçares si fillim ishte raportuar se rasti kishte ndodhur në gusht, e më pas ishte zbuluar se e njëjta ishte dhunuar edhe më parë, saktësisht në muajin qershor të vitit 2022.

Për rastin e ndodhur në muajin gusht, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (të moshës madhore), si dhe ndaj tre të miturve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika