Rasti i Azem Kurtajt, si veproi policia ushtarake?

Ministria e Mbrojtjes po mohon se është shkelur Ligji për Policinë Ushtarake, në rastin kur nuk doli në vendngjarje e as marrje në pyetje të pjesëtarit të saj, Azem Kurtaj, që u përfshi në incidentin e plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Megjithëkëtë, mosreagimin e tyre dhe këtë shkelje procedurale të Policisë e Prokurorisë, mbrojtja është duke e shfrytëzuar për të rrëzuar aktakuzën

Policia ushtarake, organ i njohur sipas Ligjit edhe në bazë të cilit funksionon, duket se nuk e ka kryer detyrën ashtu siç përcaktohet në një nga rastet që bëri bujë në këtë fillimvit.

Zyrtarë të Policisë Ushtarake nuk ishin fare në vendngjarje kur u arrestua pjesëtari Azem Kurtaj, ashtu sië përcaktohet me Ligjin për Policinë Ushtarake.

Sipas nenit 13, pika 1.3 e të këtij ligji, Polici Ushtarak shoqëron në zyrat e Policisë Ushtarake, pjesëtarët e uniformuar dhe civilët në të gjitha rastet që: janë gjetur në vendngjarje dhe për të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale.

Azem Kurtaj ishte vetëdorëzuar në momentin kur ka ndodhur incidenti  në Shtërpcë por u arrestua e dërgua në stacion nga Policia e Kosovës.

Policia ushtarake nuk u përfshi as në marrin në pyetje, ashtu siç ka konfirmuar vet Ministria e Mbrojtjes por megjithatë, ky institucion mohon se kishte shkelje të ligjit.

“Policia Ushtarake ka qenë e pranishme në stacionin policor për të pranuar raportin e deklaruesit, por nuk është brenda kompetencave të këtij organi të trajtoj këtë rast përtej FSK-së, pasi i akuzuari dyshohet për plagosjen me armë të dy qytetarëve të komunitetit serb gjë që konsiderohet vepër penale dhe tejkalon kompetencat e Policisë Ushtarake, të cilët merren me rastet e shkeljeve të masave disiplinore apo kundërvatjeve në trafik nga ana e pjesëtarëve të FSK-së”, kanë thënë Ministria e Mbrojtjes.

Megjithëkëtë, pikërisht kjo mosndërhyrje e Policisë Ushtarake është duke u përdorur nga mbrojtja e Kurtajt për të rrëzuar aktakuzën e Prokurorisë.

“Në shkresat e lëndës, mbrojtja nuk ka gjetur ndonjë rol të Policisë Ushtarake në hetimin dhe trajtimin e rastit në fjalë. Andaj, kjo shkelje e ligjit në fuqi nga ana e institucioneve tona është një ndër argumentet kryesore të mbrojtjes në kundërshtimin e aktakuzës dhe provave të grumbulluara në kundërshtim me ligjin në fuqi”, ka theksuar Kujtim Kërveshi Mbrotja e Azem Kurtaj.

Por, sipas ushtarakut Kadri Kastrati, ky është më shumë gabim i Policisë së Kosovës sesa Ministrisë së Mbrojtjes.

“Policia e Kosovës duhet ta dijë që nëse has në ndonjë rast, në ndonjë aksident apo ndonjë incident që është i përfshirë një pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, atëherë ata janë të detyruar të sigurojnë vendin e ngjarjes, dhe të njoftojnë Policinë Ushtarake dhe të mos veprojnë e të mos marrin veprime derisa Policia Ushtarake të vjen dhe të jetë prezent aty në vendin e ngjarjes, në këtë rast mendoj se është bë gabim nga të dyja palët por më tepër nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar Kadri Kastrati Gjeneral.

FSK-ja ka njoftuar gjithashtu se Azem Kurtaj vazhdon të jetë vetëm i pezulluar nga puna deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika