Rasti i Banjskës – Raporti i DASH-it përmend aktakuzën ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve

Lideri i grupit terrorist, Milan Radojçiq

Departamenti amerikan i shtetit (DASH) ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, i njohur si INCSR, i cili fokusohet në përpjekjet për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë ato të lidhura me narkotikët.

Ky raport është një nga instrumentet kryesore për vlerësimin e masave të marra nga shtetet për të adresuar kërcënimet globale të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Në raportin e DASH-it për luftimin e krimit, përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve, të cilët ishin pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2024 në Banjskë.

Raporti thekson se, duke shfrytëzuar aftësitë dhe mentorimin e ofruara nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial, Ndihmës dhe Trajnimit (OPDAT), një prokuror në Kosovë ngriti aktakuzën ndaj 45 të pandehurve, përfshirë Radojçiq.

“Në Kosovë, duke përdorur aftësitë dhe mentorimin e mësuar nga OPDAT, një prokuror ngriti një aktakuzë kundër 45 të pandehurve, përfshirë Milan Radojçiq, nënkryetar i partisë kryesore serbëve të Kosovës, i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC).”, thekson Departamenti i Shtetit.

Raporti INCSR është një analizë vjetore që i jep shtetit të SHBA-së mundësinë të monitorojë dhe vlerësojë përpjekjet e shteteve të tjera në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika