Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, protestohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Të martën e 30 gushtit, në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, po mbahet një protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Pamje nga protesta

Pas raportimit të dhunimit seksual ndaj 11-vjeçares, në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” po mbahet një protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Iniciatorja e kësaj proteste, Xheraldina Rexhepi, teksa është shprehur e indinjuar, ka thënë se në këtë ngjarje ka dështuar mbarë shoqëria.

“Unë në një moment indinjate e kam postuar një status dhe prej asaj ka marrë iniciativë krejt kjo që po ndodh sot. Kam qenë e indinjuar, sepse është një ngjarje makabre që nuk ka ndodhur rastësisht, nuk ka dështuar askush, në atë që ka ndodhur dje kemi ndështuar të gjithë si shoqëri, së pari familja që nuk e ka ditur ku e ka çikën 7 orë dhe familje e atyre djemve. Të dielën është dhunuar një 21-vjeçare në rrugën Agim Ramadani që është futur në veturë nga dy meshkuj. Ne nuk po bëjmë asgjë”, është shprehur ajo.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi

Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrës ishin edhe shumë burra që kanë dalë në përkrahje të kësaj iniciative.

Ndryshe, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën e 31 gushtit do të mbajnë një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta do të nis në orën 12:00, ku do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

“Përdhunimi i shumëfishtë ndaj së miturës raportohet të jetë bërë për shtatë orë. Ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden. Në Kosovë, rrugët, parqet, sheshet, dhomat e shtëpisë, hapësirat e shkollës a punës janë shpesh edhe vende krimi. Aty vajzat e gratë ngacmohen, dhunohen e vriten. E shteti e shoqëria, përtej sensacionit, heshtin. E kjo heshtje po ua merr sigurinë dhe jetën vajzave e grave”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e këtij grupi është theksuar se përkundër dhunës së dukshme e të përditshme, “shteti është duke dështuar që ta trajtojë sigurinë e grave si çështje të sigurisë publike”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika