Rasti i Klan Kosovës, AGK thërret protestë për nesër

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se do të mbajë një protestë me datën 31 korrik, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin "Zahir Pajaziti"

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se do të mbajë një protestë me datën 31 korrik, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Sipas AGK-së, kjo protestë do të jetë për mbrojtjen e fjalës së lirë.

Kjo protestë vije si shenjë revolte pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Motoja e kësaj proteste do të jetë “Demokracia vdes në errësirë”.

Sipas AGK-së, kjo protestë do të jetë paqësore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të premtën e 28 korrikut, përmes një njoftimi bëri të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin publik se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare ‘Klan Kosova sh.p.k.'”, njoftoi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika