Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas pas vendimit të Minsitrtisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregitisë për pezullimin e certifikatës së bizenesit të Klan Kosovës dhe kritikave të shumta që ka marrë ky vendim.
Kurti, përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se se ndjekja e rregulave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një detyrë teknike.
“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.
Pas vendimit të MINT-it përmes një deklaratë të përbashkët ambasadorëve e shteteve të QUINT-it dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë kanë shprehur shqetësimin tyre ndaj këtij vendimi. Në deklaratën e tyre, theksohet se ky vend do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë”, thuhej në deklaratën e tyre, të cilës i është përgjigjur Kurti se “zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”.
Kosova has 468 registered businesses whose primary activity is media & 114 licensed audio or audiovisual companies. Following registration rules is a legal duty, not a "technicality." And enforcing such rules against a single violator does nothing to threaten media pluralism.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 29, 2023
Kurti, gjithashtu, ka shtuar se organet kompetente që vendosin se a duhet të mbyllet Klan Kosova apo jo në një vend demokratik nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Por, i mbështesin në kryerjen e detyrave.
“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre”, ka shtuar ai.
In a democracy, the bodies authorized to decide such cases do not sit in the Office of the Prime Minister. However, these bodies have our Office's full backing as they perform their duties, in the face of the powerful interests of wealthy businessmen lined up against them.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 29, 2023
Ndërsa, gjatë ditës së premte Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.
Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.
Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund.
“Mirëpo, Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund. Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për ‘pronarët e vërtetë të subjektit’ KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si ‘Kosovo’, ndërsa shteti i vet ende si ‘Serbia’, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë? Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës”.