Rasti i Pjetër Shalës, mbrojtja ankohet ndaj ZPS-së – thotë se pranuan rreth 500 dokumente me vonesë

Mbrojtja e Pjetër Shalës është ankuar ndaj ZPS-së duke thënë se kanë pranuar rreth 500 dokumente me vonesë

Avokati i Pjetër Shalës





Në seancën e konferencës përgatitore ndaj Pjetër Shalës, të martën mbrojtja është shprehur e shqetësuar lidhur me vonesat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nxjerrjen e dokumenteve.

Mbrojtja e Shalës ka thënë se nuk bëhet fjalë për dokumente të reja por dokumente që tashmë ekzistojnë, dhe është paraqitur e shqetësuar me mënyrën se si i nxorën këto dokumente.

Sipas mbrojtjes, në të shkuarën ata janë përballur me një numër të madh vështirësish, duke theksuar se janë rreth 500 dokumente që i janë dhënë me vonesë palës mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po na detyrojnë të punojmë sikur po ecim në rërë që rrëshqet tërë kohës. Ne punojmë sipas dokumenteve që na servohen dhe kur i marrim me vonesë është e vështirë t’i analizojmë dhe t’i përkthejmë. Na duhet kohë që të arrijmë në përgjigjen më të përshtatshme”, janë shprehur nga mbrojtja e Shalës.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt- Foglia ka njoftuar se ZPS ka nxjerrë rreth 18 dokumente dhe se të njëjtit kanë kërkuar që këtë procedurë ta bëjnë sipas rregullës 102/3, duke u bazuar në nenin 15 të dosjes 303.

Lidhur me këtë, nga ZPS kanë thënë se kanë ulur numrin e materialeve që kanë pasur në mocionin me shkrim tani rezulton në 85 duke shmangur dokumentet e dubluara, dhe se këto dokumente nuk kanë nevojë për masa mbrojtëse.

ZPS ka shtuar se këto janë dokumente që kanë dalë si rezultat i auditimit që është realizuar në periudhën e fundit përgatitore.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika