Rasti i vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, IPK-ja: Kemi nisur hetim preliminar rreth veprimeve të policisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar ndaj Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së një 18-vjeçari nga Podujeva. Hetimi përfshin grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast. Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmerr veprime varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim preliminar ndaj Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva.

Në një përgjigje për Dukagjinin, IKP-ja ka thënë se hetimi preliminar përfshin përveç të tjera edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë, si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast.

“Duke iu referuar kërkesës suaj, ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës, sipas detyrës zyrtare, ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë, si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Kjo përgjigje nga IPK-ja vije pas interesimit të Dukagjinit se ditën që ka ndodhur rasti (më 14 janar) raporti i Policisë kishte përshkrim tjetër, nga ajo që do të njoftonte Prokuroria Themelore disa ditë më pas (ditën kur vdes 18-vjeçari).

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhej në raport.

Pra, dilema është këtu se policia ose nuk e ka raportuar rastin fare ose e ka raportuar gabim.

Njoftimi i Prokurorisë s’do të përmendte askund therjen me thikë, por se plagët u shkaktuan nga një mjet i fortë, shkop.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhej në njoftim e Prokurorisë.

Ndërsa, policia bëri të ditur se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë.

Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’ përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën ‘Drenica’ në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen, po në të njëjtën ditë, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  ‘Vrasje e Rëndë’”, kishte njoftuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lulzim Fejzuallahu nga Podujeva vdiq pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht më 14 janar, nga dy të mitur në rrugën “Drenica”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika