Rasti i VisaMetric, Hoxha: Qytetarët po trajtohen në mënyrë të padinjitetshme

Analisti Dibran Hoxha

Pas arrestimit të drejtorit të VisaMetric-ut, analsiti Dibran Hoxha ka thënë se qytetarët po trajtohen në mënyrë të padinjitetshme.

“Në rrafshin strukturor, në nivel socio-ekonomik, kjo ka prodhuar një situatë të tillë që qytetarët të trajtohen në një mënyrë shumë të padinjitetshme edhe në agjenci, edhe në Ambasada”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.

Hoxha ka thënë tutje se kjo ndodh sepse qytetarët përveç interesave të turizmit, kanë dhe qëllime të tjera.

 

Gjatë kësaj të marte, drejtori i “VisaMetric” është ndaluar për 48 orë, për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, ku i ndalohej të kërkonte 30 euro shtesë nga qytetarët për shërbimet e pasaportës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës bëri të ditur se ndalimi i tij është bërë pas marrjes së deklaratës.

”Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin ‘Visametric’, prokurorja e shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika