Rasti “MINT-Klan Kosova”, PSD vendos kafazë në oborrin e Qeverisë

PSD-ja përmes një aksioni simbolik ka vendosur disa kafazë në oborrin e Qeverisë pas zhvillimeve të fundit në rastin "MINT-Klan Kosova" teksa e ka akuzuar pushtetin se po do t’i mbyllë mediat

FOTO:EO

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke i vendosur pesë kafazë në oborr, sipas tyre, për “kontrollimin dhe mbylljen e mediave”, duke e akuzuar pushtetin se po do t’i mbyllë mediat.

“Pushteti i do mediat, por në kafaz”, ka shkruar PSD-ja në reagimin e tyre në Facebook, pas organizimit të aksionit kundër qeverisë.

“Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë. Jo vetëm pa kritikë, por edhe pa sens për kritikë. T’i këpusim shqisat. Kafazi është hapësira që ua ka ndarë. Sulmi ndaj mediave është me paramendim. Caku që pushteti aktual ka vënë merr me vete krejt çka i del përpara, deri në mbërritje. Të paktën këtë e dëshiron. E kësaj nuk i shpëtojnë dot as mediat, siç nuk i shpëtuan as mësimdhënësit, as sindikatat, as tregimi për UÇK-në. E gjithë shoqëria është në shënjestër. Një vetëdije e re po tentohet të mbjellët, dhe kjo përmes falsifikimeve”, thuhet në reagimin e PSD-së.
“Tutje, antikorrupsioni është lidhur me antikombëtarizimin. Se kjo dhez, apo jo? Ta ushqejmë nacionalizmin, siç bëri me veriun e vendit. Pushteti na bëri sinonime, sepse propaganda nuk guxon të ketë hapësira të pambuluara shpjegimi. Ka përgjigje për çdo gjë. Ajo thotë: ata që nuk e duan vendin, na e vodhën, sepse veç një antikombëtar vjedh. Ky moral i hekurt është grusht për këdo që analizon e kritikon. Prandaj sulmohen mediat. Dhe nuk ka nisur dje. Fillimisht duke abstenuar në emisione, tutje përzgjodhi RTK-në, të cilës ia kontrollon bordin (por doli veprim i paligjshëm shkarkimi i bordit të kaluar), deri te mbyllja që filloi me Klan Kosovën. Në një rend autoritar çështjet teknike janë çdoherë edhe politike. Pyetja shtrohet: çka iu duhen mediat? E po, propaganda nuk është vetëm transmetim lajmesh, ajo interpreton ato sipas versionit zyrtar. Dhe me këtë vdes pluraliteti”, thuhet tutje.
FOTO:EO
Ndryshe, sot Gjykata Komerciale ka aprovuar kërkesën e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.

Ky vendim vjen dy ditë pasi rasti i pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit ‘’Klan Kosova’’ është pranuar në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë.

Kësisoj, Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve shtyhet derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë kanë vendosur sot lidhur me konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Klan Kosova Sh.p.k. kundër të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Para disa ditësh, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

(DOKUMENT) Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika