Rasti për “Lëvizjen e braktisjes vullnetare të fesë islame” kalon në Prokurorinë Speciale

Rasti i grupit të Deçanit për lëvizjen që propozon braktisjen vullnetare të fesë islame ka kaluar tashmë për hetim në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Në tetor të vitit 2023, në Komunën e Deçanit, një grup individësh ishin mbledhur në një ndërtesë për të njoftuar se kishin themeluar një lëvizje me synime për “shqiptarizmin” dhe për “braktisjen vullnetare të fesë islame”.

Prokuroria e Pejës hapi hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por tani dosja është transferuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili për shkak të ndjeshmërisë së procesit hetimor, nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast.

“Prokurorja e çështjes pas analizimit të shkresave të lëndës, rasti në fjalë do e dërgojë për vlerësim të kompetencës lëndore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë se procesit hetimor nuk mund të ndajmë me shumë informata për ketë rast”, ka thënë Nikçi.

Flasin themeluesit e lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptarë

Grupi i qytetarëve, shumica prej tyre nga Deçani, bëri daljen publike më 20 tetor 2023, ndërsa tre ditë më pas, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mblodhi Këshillin e Bashkësisë Islame në reagim ndaj kësaj ngjarjeje.

Ata e konsideruan këtë veprim si një thirrje për të nxitur urrejtje, për të cilën thanë se është e dëmshme dhe e dënueshme.

Lidhja e Historianëve të Kosovës e cilëson si nxitje të urrejtjes “Lëvizjen Kundër Fesë Islame”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika