Rasti veteranët, Daut Haradinaj e quan Kurtin veteran mashtrues

Ish komandanti i Brigadës 131, Daut Haradinaj ka dëshmuar në rastin e njohur si veteranët. Ai ka thënë se rasti i verifikimit të veteranëve ka qenë rast shumë i madh, andaj mund të ketë pasur edhe lëshime porse duhet hetuesia të veprojë për to. Haradinaj tha se kryeministri Kurti është i vetmi veteranë mashtrues

Daut Haradinaj – Dëshmitarë ka thënë se “Përpos kryeministrit Kurti që është veteranë mashtrues, për të tjerë nuk më kujtohet..”

Kjo ka qenë përgjigja e Daut Haradinaj, kur është pyetur nga prokurori special se ka pasur aplikime të pjestarëve të UCK-së, që janë arrestuar gjatë 1997-1999, për të fituar staturin e veteranit luftëtar.

Haradinaj këtë të hënë ka dëshmuar në rastin e njohur si vetëranët, tek ka thënë se ka mundësi të ketë pasur lëshime, meqë lënda e verifikimit të veteranëve ka qenë vuliminoze.

Daut Haradinaj – Dëshmitarë ka deklaruar se “Nuk më kujtohet z.gjyqtarë por nuk e përjashtoj mundësinë se lënda shumë voluminoze dhe ka mundur të ketë gabime që duhet me i kry hetuesit e duhet me i largu nga lista.”

Ish deputeti i AAK-së, tha se gjatë kohës së luftës ka qenë nën moshen 18 vjecare, dhe se ka pasur shumë të rinjë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.

Ai tha se nuk ka qenë pjesë direkte e verifikimit, porse mban përgjegjësi për secilin rast, ku ai ishte komandat i brigadës.

Daut Haradainaj – Dëshmitar ka deklaruar se “Unë nuk kam marrë pjesë në verifikim, por kam qenë i involvuar direkt dhe mbaj përgjegjësi për të gjitha nivelet, prej komandatit të brikgadës deri te ushtari i fundit, se si ka shkuar në procedurë.”

Ndërkohë që prokurori special, Valdet Hoxha e ka ballafaquar të njëjtin me një aplikacion që është edhe provë në këtë proces gjyqësor.

Valdet Hoxha – Prokuror special ka deklaruar se “Me lejen e trupit gjykues dëshmitarin e kisha ballafquar me një aplikacion që është provë e propzuar për administrim, aplikacioni  063255, i cili aplikacion përmban të dhëna se aplikuesi gjatë peridhës kohore që u përmend është arrestuar, nga forcat serbe… nëse me lejohet ja ofroj për shikim dëshmitarit që këto të dhëna a janë të sakta sepse është emri i tij në pjesën e komandatit të brigadës.”

Daut Haradinaj – Dëshmitarë ka thënë se “Vetëm të e shpjegoj se ky formular nuk është i nënshkruar nga ana ime, dhe dua të e sqarojë se është shumë e rëndësishme me shpjegu sepse secili aplikant e ka brigadën me shkru, ai e ka shkruar Daut Haradinaj.”

Në këtë seancë janë dëgjuar edhe dëshmitarë të tjerë. Rasti veteranët është kthyer në rigjykim nga Apeli, pasi që Gjykata Themelore kishte liruar të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Prokuroria Speciale më 2018  ngirit aktakuzë kundër 12 persona, në krye me Agim Çekun për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit – Veteranit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika