Ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, Rohde: Do t’i sjellin qytetarët një hap më afër BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, që ndodhi në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, që ndodhi në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Ai ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjeve të mobilitetit do të nxisë integrimin rajonal të WEB6 dhe, ndër të tjera, do të sjellin qytetarët një hap më afër Bashkimit Evropian.

Rohde njashtu është shprehur se Procesi i Berlinit po tregon rezultate.

Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tri marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e KOS-it, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të WEB6 dhe do t’i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika