Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare për IPA III

Në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrrëveshja e partneritetit për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit me gjithsej 89 vota pro

Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës të gjitha grupet parlamentare i kanë dhënë përkrahje marrëveshjes së partneritetit partneriteti për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën.

Sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027,″ ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit kjo e hapë rrugën për të lidhur marrëveshje tjera për të përfituar nga fondet e BE-së.

“Marrëveshja si e tillë përbënë një marrëveshje kornizë, ndërsa për programet vjetore të veçanta do të lidhim marrëveshje financiare veç e veç për secilin program. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika