Ratkoceri shpalos detaje nga Haraçina ku “cak i sulmit të armatosur” ishte kryetari

Sot gjatë ditës ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, ku si pasojë e gjuajtjeve, kanë mbetur dy persona të plagosur

Arben Ratkoceri

Sot gjatë ditës ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, ku si pasojë e gjuajtjeve, kanë mbetur dy persona të plagosur.

Arben Ratkoceri nga Koha.MK ka shpalosur detaje të tjera nga ky cak i sulmit të armatosur, ku thotë se gjendja e njërit të plagosur “është e rëndë se dhe ekipi mjekësor po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën përmes intervenimeve kirurgjikale”.

Ratkoceri kështu ka bërë të ditur për emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini.

“Thuhet se është më rëndë i plagosur një familjar i shoferit të kryetari të komunës, i cili ka qenë cak i sulmit. Aktualisht është në Klinikën Universitare ‘Nënë Tereza’, në të cilët, mjekët janë duke luftuar për të shpëtuar jetën përmes intervenime kirurgjikale”, shtoi Retkoceri.

Ratkoceri ka thënë se ky “cak i sulmit të armatosur” nuk ka të bëjë me çështje politike aktuale, por për interesa pronësore brenda subjektit të njëjtë partiak.

“Është një konflikt nëse e marrim në pikëpamje politike, brenda subjektit të njëjtit politik. Thjesht është për çështje t të interesave të caktuara. Haraqina është komunë rurale, dhe krejt konflikti është mes dy familjeve, flitet prej kryetarit aktual dhe ish-kryetarit të kësaj komune. Është për çështje drejtora shkollash ose disa pronave publike në kuadër të Haraqinës. Është brenda subjektit të njëjtë politik, por nuk ka lidhje me politikë, thjesht janë interesat pronësore, interesat e emërimeve të ndryshme brenda subjektit të caktuar politik në nivel lokal”, shtoi ai.

Tutje, Ratkoceri shtoi se nga “organet shtetërore të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut janë duke pritur që të dalin më shpejt për të përshkruar situatën dhe autorët e këtij sulmi”.

“Rasti është komplet i zbardhur dhe pritet që Organet Shtetërore që të dalin më shpejt për të përshkruar situatën dhe autorët e këtij sulmi. I detyron për shkak të atmosferës së zgjedhjeve, por i gjithë fshati dhe komuna e dijnë se nuk ka të bëjnë me zgjedhjet”, shtoi më tej.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika