Raundi i katërt i zgjedhjeve në Shqipëri mbahet më 4 qershor

Raundi i katërt për të zgjedhur presidentin e ri të Shqipërisë mbahet më 4 qershor, në orën 18:00

Më 4 qershor 2021, në ora 18:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet raundi i katërt për votimin e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, këtë të hënë ka marrë votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Balla ka propozuar që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president, të jetë po më datë 4 qershor në orën 12:00.

Taulant Balla

“Unë propozoj që raundi i katërt për votimin e Presidentit të Republikës, të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 4 qershor, ora 18:00. Lidhur me pikën e dytë, afati i depozimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor, ora 12:00. Ndërsa, afati i shqyrtimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor ora 16:00”, ka thënë Balla.

Parta Socialiste mbledh kryesinë të premtën në orën 17:00, ndër të tjera në agjendë është edhe ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e kësaj force politike.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika