Reagim ndaj ndërhyrjes së Qeverisë në Organizmin dhe Administrim Sindikal

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike kanë shprehur shqetësim me njoftimin e Thesarit të Kosovës/Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve (MFPT), dërguar organizatave sindikale lidhur me regjistrimin e anëtareve në platformën e-Kosova

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Qeverisë në Organizimin dhe Administrimin Sindikal.

Ata nëpërmjet këtij reagimi kanë shprehur shqetësim me njoftimin e Thesarit të Kosovës/Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve (MFPT), dërguar organizatave sindikale lidhur me regjistrimin e anëtareve në platformën e-Kosova .

Në njoftimin e Thesarit të Kosovës/MFPT-së thuhet se anëtarët e sindikatave duhet të regjistrohen në platformën E-Kosova si dhe të konfirmohen të dhënat e bankës nga data 15 shtator deri më datën 21 shtator. Pas kalimit të kësaj periudhe kohore, sindikatave u është ndërprerë kuota e anëtarësisë në mënyrë të njëanshme, e cila nënkupton ç’anëtarësim pa vullnetin e anëtarëve.

Reagimi i Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike

Koalicioni konsideron se ky njoftim është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për Organizim Sindikal dhe Standardet ndërkombëtare, të cilat e rregullojnë lirinë e asociimit dhe organizimit sindikal.

Gjithashtu, Koalicioni pretendon se njoftimi qeveritar ka shkelur këto dispozita kushtetuese, ligjore dhe të standardeve ndërkombëtare.

Sipas Koalicionit në Kushtetutë thuhet “Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve”.

Ndërkaq sipas ligjit për Organizim “Sindikal Statuti i sindikatës është akti më i lartë juridik i sindikatës, me të cilin rregullohet dhe përcaktohet fushëveprimi, parimet themelore të punës, organizimi sindikal, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve, si dhe përbërja dhe funksionimi i organeve drejtuese sindikale”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike

Me këtë autoritetet qeveritare, nuk mund të ndërhyjnë në kufizimin e të drejtave dhe lirive sindikale ndaj të punësuarve apo të pengojnë ushtrimin e lirshëm të aktiviteteve në sindikata, dhe anëtarësimi në sindikatë bëhet sipas vullnetit të lirë të të punësuarit.

Koalicioni theksoi edhe standardet ndërkombëtare (Konventa e ILO-s), ku thuhet se “Punëtorët dhe punëdhënësit, pa asnjë dallim, do të kenë të drejtën të krijojnë dhe, duke i’u nënshtruar vetëm rregullave të organizatës përkatëse, të bashkohen me organizata që zgjedhin vetë pa autorizim paraprak. Autoritetet publike do të përmbahen nga çdo ndërhyrje që do të kufizonte këtë të drejtë ose do të pengonte ushtrimin e ligjshëm të saj”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika