Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar një numër inspektorësh të përgjithshëm – mbikëqyrës të pavarur për agjencitë federale – duke nxitur pretendime se shkarkimet janë të paligjshme.
Raportet se sa inspektorë gjeneralë janë shkarkuar ndryshojnë pak në mediat amerikane, por udhëheqësi i pakicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha se të paktën 12 ishin shkarkuar “në errësirën e natës”.
“Ky është një spastrim rrëqethës,” tha Schumer, duke pretenduar se ishte “mënyra e Donald Trump për të na thënë se është i tmerruar nga përgjegjësia dhe është armiqësor ndaj fakteve dhe transparencës”.
Kryetari i Këshillit të Inspektorëve të Përgjithshëm për Integritetin dhe Efikasitetin, Hannibal Ware, i shkroi Shtëpisë së Bardhë mbrëmë duke thënë se ai dhe një numër i papërcaktuar i të tjerëve kishin marrë njoftimin për përfundimin e menjëhershëm të punës.
Ai vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e masës, duke thënë se ligji federal kërkon që presidenti t’i japë Kongresit paralajmërimin një muaj më parë dhe detajet specifike të rastit përpara se të shkarkojë një inspektor të përgjithshëm federal.
Administrata Trump nuk e ka njoftuar masën, por BBC News i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje përcjell Dukagjini.