Reagime të shumta për vrasjen në Pejë, cilësohet alarmante

Reagime të shumta kanë ardhur pas vrasjes tronditëse të mëngjesit të sotëm në Pejë, kjo situatë po konsiderohet alarmante

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

Një grua është gjetur e vrarë në qendër të Pejës të martën, ku dyshohet se bashkëshorti i saj është kryerësi i vrasjes.

Ngjarje pas ngjarje, po konsiderohen alarmante.

Pak ditë pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj, mëngjesin e sotëm u vra edhe një grua në qytetin e Pejës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar vrasjen në Pejë, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta ndalur “këtë fenomen të tmerrshëm është që të rizgjohemi të gjithë ne si shoqëri, si shtet dhe si komb kundër tij”.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku është diskutuar për dhunën ndaj grave.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, ka shtuar Osmani gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukella nga bashkëshorti i saj në mengësin e ditës së sotme në Pejë.

Nga kjo drejtori thonë se janë të tronditur thellë nga kjo vrasje derisa kanë thënë se e ndjera për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës, Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partiake kanë reaguar për vrasjen e një gruaje në Pejë që ndodhi të martën e edhe për vrasjen e së premtes në Ferizaj, duke e konsideruar situatën alarmante.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dënimi maksimal është minimumi për vrasësit pasi ata “po e konsiderojnë të drejtë absolute vrasjen e grave”.

Sipas Kusarit, dhuna ndaj grave po shpërfaqet brutalisht çdo ditë, e kjo kërkon trajtim serioz.

“Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë. Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj. Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë. Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet. Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar. Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë”, ka shkruar në Facebook Kusari.

Këtë situatë edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur alarmante

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alarmante. S’po mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagim ka pasur edhe nga juristja e medias, Flutura Kusari.

“Edhe nje grua e vrare Me tu kpute shpirti,” shkruan Kusari.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika