Don Xhoni, reperi shqiptar është përfolur shumë për jetën e tij personale. Ai ka pasur një lidhje me modelen ruse, por kohë më parë reperi ka paralajmëruar se lidhja e tyre ka përfunduar, dhe se nuk janë më bashkë.
Reperi i njohur Don Xhoni është takuar me ish-deputetin Gani Geci, ku ky i fundit, në rrjetin social Instagram ka hedhur një foto me Don Xhonin. Në këtë foto ka shkruar “Ky djali nga Drenica i vetmi deri tani që e ka mposhtur Rusinë”.

Për këtë mbishkrim ka reagur ish-e dashura e reperit, Ariana Lirey duke shkruar “Rusia nuk mposhtet, djalë joburrëror”.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, duke e parë reagimin e saj, menjëherë është kundërpërgjigjur, ”Pa folur Putini une nuk flas, nuk merrem me gra” ka shkruar ai.

Kujtojmë se kohë më parë çifti Don Xhoni dhe Ariana Lirey kanë qenë shumë të komentuar për lidhjen e tyre nga mediat dhe rrjetet sociale.