Reagon Ambasada amerikane pas marrëveshjes për energjinë

Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada ka kërkuar nga të dyja vendet që të vazhdojnë angazhimin urgjent në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses, përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika