Reagon bashkëluftëtari i Gucatit pas dënimit të tij

Nazif Gucati, bashkëluftëtar dhe familjar i Hysni Gucatit, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati

Nazif Gucati, bashkëluftëtar dhe familjar i Hysni Gucatit, ka reaguar pas dënimit të këtij të fundit, duke theksuar se Gjykata Speciale në vend që t’i zbardhë krimet e kryera nga serbët po e gjykon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimin e Gjykatës Speciale e ka quajtur të padrejtë.

“Kjo gjykatë nuk është e drejtë, më shumë është në shërbim të Serbisë, kemi pritur më shumë, nuk është vendim i drejtë. Kjo gjykatë në bashkëpunim me Serbinë në vend se të merret me kriminelët serbë se krejt e dimë se çfarë kanë bërë, merret me ne që e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë”, është shprehur ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të bashkuar, teksa ka kritikuar edhe qeverinë për mungesë të reagimit.

“Asnjë fjalë ende nga shteti nuk e ka folur për këtë, nuk është e drejtë, duhet të jemi të bashkuar”, shtoi ai.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktgjykimit, ata janë shpallur fajtorë për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”,  “Frikësim gjatë procedurës penale”, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe  “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteti dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika