Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka reaguar pas deklarimit të kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj se nuk ka vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe duke u shprehur hapur për një koalicion të mundshëm.
Në lidhje me këtë, Bekë Berisha pati një reagim mjaftë të ashpër.
“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nenshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombëtare!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lideri i Nismës, Fatmir Limaj doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Pas deklarimit të Limajt, ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar në Facebook se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.