Reagon deputeti Basha pas takimit të Lajçakut me Dodikun

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi emisari Lajçak pati një takim në Turqi me tre anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe Millorad Dodik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi , Miroslav Lajçak, në Turqi ka pasur një takim me tre anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe Millorad Dodik.

Basha, përmes një postimi ka shkruar se e ka një pyetje për Departamentin Amerikan të Shtetit nëse ata e përkrahin emisarin sllovak pasi që Lajçak po takon njerëz të sanksionuar sikurse Millorad Dodik.

“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan:

A e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!”, ka shkruar Basha.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, i cili njëherësh është edhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë: Lajçak takon Millorad Dodik – të sanksionuarin nga SHBA-ja

Lajçak, ka njoftuar për takimin e tij me tre anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinëës.

Ata u takuan në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika