Reagon Elia Zaharia për herë të parë pas publikimit të videos

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë që nga publikimi i videos të saj dhe Princit Leka, ku në video shihet Zaharia duke akuzuar Princ Lekën që ka goditur babanë e saj

Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë që nga publikimi i videos të saj dhe Princit Leka, ku në video shihet Zaharia duke akuzuar Princ Lekën që ka goditur babanë e saj.

Sot Zaharia bëri reagimin e parë publik, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që treguan mbështetje ndaj saj dhe familjes.

Poashtu, ajo falënderoi ata që e kuptuan dhimbjen e saj.

“Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, u shpreh Zaharia në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika