Reagon Gjoshi: Çdo ditë, Albin Kurti po i fal krimet dhe kriminelët serbë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se Kurti është duke i falur kriminelët serbë për çdo ditë.

Gjoshi për këtë akuzë që ka ndaj kryeministrit ka thënë se ka dëshmi dhe sipas tij janë lavdërimet që Kurti iu ka bërë Ivanoviqit dhe Gjinigjit.

“Përkujtimet me shumë dhimbje e lavdërime për Oliver Ivanoviqin dhe Zoran Gjingjiqin, janë dëshmi e qartë se Albin Kurti ka filluar ta zbatojë planin franko-gjerman për tejkalimin e së kaluarës”, ka shkruar ai.

“Çdo ditë, Albin Kurti po i falë krimet dhe kriminelët serbë”.

Më tej, sekretari i PDK-së ka ngritur alarmin që sipas tij Kurti është duke e sulmuar të vërtetën historike të Kosovës.

“Kjo është e rrezikshme për historinë shqiptare. Ky është sulm direkt mbi të vërtetën historike të kombit tonë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika