Reagon Hoti: Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21 për qind

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për rritjen çmimeve që kanë prekur sektorin e bujqësisë në Kosovë. Sipas tij, çmimet janë rritur për 21 për qind, por nëse fermerët nuk subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë, do të ketë më pak ara të punuara dhe më pak ferma.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%”.

“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma”.

Sipas tij, subvencionet duhet të rriten urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë.

“Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka përfunduar deputeti nga Lidhja Demokratike Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika