Reagon KMDLNJ për kërcënimet e qeverisë për ndalje të pagave: Vetëm shtetet diktatoriale dhe fashiste kanë vepruar kështu ndaj grevistëve

KMLDNJ ka vlerësuar se grevat janë e drejtë njerëzore dhe se kërcënimet e Qeverisë për ndalesën e mjeteve financiare për grevistët, janë shkelje e të drejtave të njeriut

“Vetëm shtetet diktatoriale dhe fashiste kanë vepruar kështu ndaj grevistëve”, kështu e ka vlerësuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), kërcënimin me ndalje të pagave nga ana e Qeverisë Kurti 2.

KMDLNJ në komunikatën për media ka reaguar ku thuhet se kërcënimet e Qeverisë Kurti 2, “për ndalje të pagës është shkelje e të drejtave të njeriut”.

Sipas KMDLNJ-së, grevat janë veprimi i fundit sindikalist sepse kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë që nëpërmjët dialogut të ofroj “zgjidhje sipas kërkesës së sindikatave apo, si zgjidhje kalimtare të jetë një marrëveshje e afatizuar, dy palët kundërshtuese janë barikaduar duke mos ofruar asnjë zgjidhje”.

“Nga të gjithë segmentet që kanë filluar grevën apo që do të bëjnë grevë së shpejti, arsimi është më i ndjeshmi dhe më kërcënuesi”, thuhet, në komunikatën e KMDLNJ-së.

Ilustrim, Grevë

Më tej, KMDLNJ ka thënë se Qeveria i ka shpërfillur sindikatat dhe është duke i kërcënuar se do të mbesin pa paga nëse bëjnë grevë dhe janë kërcënuar verbalisht.

“Nëse ky kërcënim nga qeveria jetësohet do të ishte shkelje e rëndë e Ligjit të Punës dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për faktin se organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohen me ligj”, thuhet në komunikatë.

“KMDLNJ përkrahë grevën, si e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut vetëm kur mbetet mjeti i fundit për realizim të drejtave të tyre”.

Ajo iu ka bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet e të gjejnë një zgjidhje të përbashkët nëpërmjet dialogut social.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika