Reagon Komuna e Prizrenit për arrestimet e pesë zyrtarëve

Komuna e Prizrenit ka reaguar pas dënimit të pesë zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës, duke thënë se qeverisja aktuale nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë pasi ishin pjesë e qeverisjes së kaluar

Komuna e Prizrenit

Të mërkurën e 27 korrikut, Komuna e Prizrenit ka dënuar veprimin e pesë zyrtarëve të Prizrenit, të cilëve iu është caktuar një muaj paraburgim pasi dyshohen për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar’.

Në reagimin e tyre, nga komuna kanë thënë se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se qeverisja aktuale nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë.

“Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e dënojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e rasteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh,  pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunalë”, thuhet më tutje.

Nga ky akt thuhet se është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit.

Aksioni i krimeve ekonomike nga Policia e Kosovës, pesë të arrestuar në Prizren e dy në Obiliq

Komuna e Prizrenit po ashtu ka thënë se dënon çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale.

Ndryshe, të martën e 26 korrikut, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, C.C., I.R., A.I., R.D., Sh.A., për shkak se dyshohen se nuk ua kanë dorëzuar në tërësi materialin ndërtimor disa familjeve skamnore ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Komuna e Prizrenit ka pësuar dëm me këtë vepër, ku sipas Prokurorisë, dëmi i Komunës së Prizrenit është në vlerë prej 13 mijë e 283 euro.

Të dyshuarit si persona zyrtarë, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin apo që t’u shkaktojnë dëm personave të tjerë, kështu shkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

Dyshimi për këtë vepër thuhet të jetë që nga fillimi i muajit dhjetor të vitit 2021 deri më datën 25 korrik të vitit 2022.

Kërkohet paraburgim ndaj pesë zyrtarëve të arrestuar në Komunën e Prizrenit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika