“Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Tutje Kurti e ka komentuar dënimin e Gjykatës Speciale ku ka thënë se është e papranueshme që luftëtari i cili ka luftuar për ta çliruar vendin e vetë të dënohet më shumë se sa okupatorët që vranë gra e fëmijë të pafajshëm.
“E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet”, ka shtuar Kurti.
Ndërsa Kurti ka bërë një analogji se si Serbia e kishte liruar Kriminelin e luftës i cili kishte bërë gjenocid në Kosovës ku kishte vrarë fëmijë e gra.
“Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famëkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur”.
“Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës”.
“Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh”, ka shtuar Kurti.
Kryeministri Kosovarë ka thënë se shpreson që ky dënimi të hiqet nga institucionet e drejtësisë të cilat janë të pavarura që ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.