Reagon Lushtaku: Kurti i paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, për ta fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj fryrjeve që janë duke iu bërë deputetes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliut, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i instrumentalizura servilet e Lëvizjes Vetëvendosje që ta ofendojnë deputeten Musliu vetëm se ajo ia ka thënë të vërtetën në sy kryeministrit në Kuvend e Kosovës.

Sipas Lushtakut, deputetja Musliu është duke sulmuar nga militantet dhe argatët e LVV-së në baza biologjike gjinore e krahinore.

“Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu”, ka shkruar në Facebook Lushtaku.

“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shtuar ai.

Më tej Lushtaku, thënë se ai sëbashku me degën e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë PDK-ja e dënojnë gjuhen e ulët ndaj deputetes Ganimet Musliut, edhe qëndrojnë prapa deklaratave të Musliut që ia ka thënë Kurtit në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas Lushtakut, ajo e ka thënë të vërtetën e pamohueshme.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika