Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka reaguar pas dakordimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në Ohër për zbatimin e planit evropian.
Tadiq ka thënë se kur Vuçiq thotë nuk e kamë nënshkruar marrëveshjen është duke i mashtruar se sipas Tadiqit këto marrëveshje janë vetëm me zotim dhe nuk nënshkruhen.
“Vuçiq përsërit hapur se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, ka shkruar në Twitter ish- presidenti i Serbisë.
“Historia jonë nuk mban mend një mashtrim të tillë të qytetarëve!”, ka përfunduar Tadiq.
Vučić besomučno ponavlja kako nije potpisao sporazum. Naši gradjani moraju da znaju da ovaj sporazum ni ne mora da bude potpisan, jer je već prihvaćen kao platforma za pregovore u kojima Vučić uveliko učestvuje.
Naša istorija ne pamti ovakvo obmanjivanje gradjana!
— Boris Tadić (@BorisTadic58) March 18, 2023