Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me moscerifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Në reagim të OSBE-së thuhet se ka vërejtur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe.
Sipas njoftimit, procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë pa konsiderata politike.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka luajtur një rol kyç në nxitjen e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë për dekada, me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së. Misioni vëren me shqetësim se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nuk e ka certifikuar Listën Serbe”.
“Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë pa konsiderata politike. Ne i bëjmë thirrje KQZ-së që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe të sigurojë që hapat e mëvonshëm të jenë gjithëpërfshirës dhe në përputhje me parimet demokratike”, thuhet në reagim.