Reagon Osmani për situatën në Armeni dhe Azerbajxhan: Dialogu paqësor duhet të jetë alternativa e vetme

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë për të adresuar situatën në Armeni dhe Azerbajxhan. Osmani shpreh shqetësimin e tij për operacionet ushtarake dhe thekson se dialogu paqësor duhet të jetë alternativa e vetme

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi OSBE-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Bayramov Jeyhun dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Sipas Osmanit, qëllimi i këtij takimi do të jetë për t’i dhënë përparësi përpjekjeve drejt paqes së qëndrueshme.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet për operacionet ushtarake dhe rrezikun që lidhet me civilët në Stepanakert/Khankendi”, ka deklaruar ai.

Më tej, shefi i OSBE-së ka thënë se vetmja alternativë që duhet të mbizotërojë është dialogu.

“Unë bëj thirrje për ulje të menjëhershme të tensionit. Dialogu paqësor duhet të jetë alternativa e vetme dhe shqetësimet humanitare duhet të mbizotërojnë”, ka përfunduar Osmani në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika