Reagon Presidenca: Petkoviq po shpëndan dezinformata për targat KS

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka akuzuar drejtorin e ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq se po shpërndan dezinformata në lidhje me targat e veturave të Kosovës dhe dokumentin për hyrje-dalje

Foto iluistrim, Zyra e Presidentit të Kosovës, dhe Petar Petkoviq me foton e targave KS

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u shfaq në një konferencë për media të premten duke i prezantuar targat KS.

Petkoviq, kishte deklaruar se Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para një shtatorit, por ato nuk janë pranuar nga Kosova

Derisa ai ka folur për këto propozime, para mediave ka shfaqur edhe një ilustrim të targave të Kosovës, ku shkruan “KS” dhe është e vendosur emblema e shtetit të Kosovës.

E që për këtë Vela, përmes një postimi në Twitter ka akuzuar Petkoviqin se po shpërndan dezinformata.

Blerim Vela dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Vela është shprehur se janë humbur shtatë muaj negociata për këtë çështje, duke shtuar se Petkoviq ka thënë se Vuçiq do të takohet me strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Petkoviq shpërndan dezinformata për targat e Kosovës dhe dokumentin e hyrje/daljes. Humben 7 muaj negociata për këtë çështje. Njoftoi se Vuçiq do të takohet me përfaqësues të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat duhej të ishin shpërbërë sipas marrëveshjeve të Brukselit”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai është shprehur se shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit.

“Shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit. Megjithatë, targat e paligjshme të makinave KM do të zëvendësohen me çështje legale të targave nga institucionet e Kosovës dhe qytetarëve që udhëtojnë me letërnjoftime të Serbisë do t’u jepen dokumente hyrje/dalje kur të hyjnë Kosovë”, ka shtuar ai.

Pamje nga takimi në Bruksel, Kurti – Vuqiç

Ndërkaq, të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian (BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e tripalëshe, në atë ditë nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq: Kosova nuk pranoi propozimet tona për targat dhe dokumentet

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika