Reagon qeveria pas vërshimeve: Niveli qendror është në gjendje gatishmërie që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se i ka angazhuar të gjitha institucionet përgjegjëse për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në disa qytete të Kosovës

Qeveria e Kosovës, pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës, ka reaguar duke thënë se “është në gjendje gatishmërie që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve”.

Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësia e zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes dhe është duke iu ndihmuar qytetarëve të evakuohen.

“Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim në lagjen ‘Shote Galica’ dhe në lagjet tjera”.

“Është ngritur niveli i gatishmërisë, dhe nga Prishtina është nisur një njësi me pompa për tërheqje të ujit me kapacitet të madh”.

“Një njësi e kërkim shpëtimit të AME-së është në gatishmëri, nëse duhet të shkojë për mbështetje, por aktualisht nuk ka nevojë për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri i Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, së bashku me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse. Ata janë duke i viztuar komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për t’i koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

Gjithashtu, edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellë njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë, dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. AME është duke e përcjellë gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komuna.

Përveç këtyre institucioneve,  edhe “Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po qëndron pranë qytetarëve në këto komuna, gjithashtu mund të thirrin edhe në këta numra, Njësinë më të afërt Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194″.

“Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido vend në Republikën e Kosovës)”, thuhet në komunikatë.

Vërshimet kanë prekur disa fshatra dhe lagje të Gjakovës dhe Rahovecin. Më e rënduar ka qenë gjendja në lagjet “Shote Galica”, “Yllka Domi”, “Dergut Vokshi”, “Permet Vula”  dhe disa lagje të tjera në qytetin e Gjakovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika